Morën peng dhe keqtrajtuan shqiptarët në Angli, SPAK mbyll hetimet dhe merr vendimin për të pandehurit

Shqipëria

Morën peng dhe keqtrajtuan shqiptarët në Angli, SPAK mbyll hetimet dhe merr vendimin për të pandehurit

Më: 4 janar 2023 Në ora: 13:20
SPAK

SPAK ka mbyllur hetimet për shtetasin shqiptar Andi Alushi dhe lituanezin Valdemaras Kasinskas, të cilët akuzohen nga autoritetet britanike për pengmarrjen e dy personave.

Shqiptari dhe miku i tij lituanez akuzohen se më datë 14 maj 2022 kanë mbajtur peng në një banesë në Sheffield dhe kanë keqtrajtuar shtetasit shqiptarë me inicialet E. R. dhe O. L.

Në bazë të hetimeve të përbashkëta të bëra mes autoriteteve britanike dhe homologëve shqiptar, SPAK ka mbyllur dosjen në ngarkim të dy të pandehurve dhe e ka dërguar atë për gjykim.

Gjatë muajit shtator 2022 pjesëtarë të Skuadrës së Përbashkët Hetimore nga Shërbimi i Policisë së Yorkshire të Jugut kanë ardhur në Shqipëri, ku në bashkëpunim me hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Oficerë të shërbimit të policisë gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorit të çështjes në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kanë kryer veprime të shumta hetimore, në kuadër të hetimeve paralele që po zhvilloheshin si në Mbretërinë e Bashkuar, ashtu dhe në Shqipëri.

Në vazhdim të hetimeve të përbashkëta në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore, nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuara, janë dërguar në gjykim të pandehurit Andi Alushi dhe Valdemaras Kasinskas. Pas deklarimit fajtor nga Gjykata e Kurorës në Shefielld, të pandehurit Andi Alushi dhe Valdemaras Kasinkas, më datë 03 janar 2023 janë dënuar për veprat penale të kryera prej tyre me nga 19 vjet e 6 muaj burgim”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Ndërkohë që bëhet me dije se në bashkëpunim me autoritetet britanike, po vijohen hetimet dhe në Shqipëri për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat