Deklarata e fortë e gazetarit Artan Hoxha: Janë vjedhur dhe banesat e 3 ministrave, nuk kanë bërë denoncime

Shqipëria

Deklarata e fortë e gazetarit Artan Hoxha: Janë vjedhur dhe banesat e 3 ministrave, nuk kanë bërë denoncime

Më: 9 janar 2023 Në ora: 23:04
Gazetari Artan Hoxha

Grabitja e 120 mijë eurove në shtëpinë e ish-zyrtares Alda Klosi nga pastruesja e saj Rozeta Dobi ka sjellë në vëmendje edhe histori të tjera, ky funksionarë të lartë kanë rënë pre e grabitjeve. Por ajo që e bën interesantë grabitjen e fundit është fakti që përveç 120 mijë eurot që janë të deklaruara që i përkasin Klosit, në shtëpinë e pastrueses janë gjetur edhe 400 mijë euro të tjera, që nuk dihet kujt i përkasin.

Gazetari Artan Hoxha thotë se vjedhje të ngjashme kanë ndodhur edhe disa vite më parë, ku janë marrë shumë të mëdha parash.

Sipas tij, tre persona që kanë rënë pre e vjedhjeve kanë qenë ministra.

“Grabitje të tilla kanë ndodhur në vlera më të mëdha. Në vitin 2016 kanë qenë të paktën 8 cope. Tre nga ata ishin ministra të asaj kohe. Por asnjëri nga ata nuk pranoi që ishin grabitje. Ky rast e detyroi kryeministrin sot, që tha, u hap llumi”, u shpreh Hoxha në emisionin “Opinion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat