Zjarr në një banesë në Tiranë, policia jep detajet nga ngjarja

Shqipëria

Zjarr në një banesë në Tiranë, policia jep detajet nga ngjarja

Më: 23 janar 2023 Në ora: 12:02
Foto ilustrim

Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në rrugën “Arben Broci në Tiranë.

Policia bën me dije se zjarri është fikur pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse ndërsa për pasojë ka vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.01.2023, në rrugën “Arben Broci”, ka rënë zjarr në banesën në pronësi të shtetases I. Ll.

Zjarri është fikur me ndërhyrjen e shërbimeve zjarrfikëse dhe si pasojë e tij ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat