Kuvendi, seancë të posaçme në kujtim të viktimave të Holokaustit

Shqipëria

Kuvendi, seancë të posaçme në kujtim të viktimave të Holokaustit

Më: 26 janar 2023 Në ora: 10:14
Foto ilustrim

Kuvendi zhvillon sot një seancë të posaçme në nderim të viktimave të Holokaustit.

Kuvendi njofton se në mbështetje të urdhrit të Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, do të zhvillohet seanca e posaçme në kujtim të viktimave të Holokaustit.

Koha në dispozicion sipas vendimit të Konferencës së Kryetarëve është 1 orë.

Në fjalimet përshëndetëse nisim me Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, Kryeministri, Edi Rama, dhe fjala e Kryetarëve të grupeve Parlamentare.

Në 27 janar, në Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore e Holokaustit shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2005, përkujtohen viktimat e Holokaustit. Kjo datë përkon me çlirimin të kampit nazist të përqendrimit Auschëitz-Birkenau më 27 janar 1945.

Nga viti 1945 është bërë sinonim i përndjekjes sistematike të hebrenjve evropianë dhe vrasjeve të 6 milionë prej tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga nazistët dhe aleatët e tyre, që nga viti 1933 deri 1945.

Roli i shqiptarëve ndaj përndjekjes së hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore është i njohur në të gjithë botën. Janë 3750 hebrenj të shpëtuar nga shqiptarë nga përndjekja naziste duke e bërë Shqipërinë të qëndrojë si ndriçim për të gjithë vendet e Evropës.

Pas seancë të posaçme në ndermit të viktimave të holokaustit Kuvendi nis seancën e dytë me pyetje për Ministren e Arsimit dhe Sporteve Evis Kushi dhe interpelance me Ministren e Kulturës Elva Margariti.

Kuvendi do të shqyrtojë sot Aktin Normativ Nr.19, datë 29.12.2022 “Për disa ndryshime në Ligjin nr. 115/2021, “Për Buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar.

Po ashtu, Kuvendi do shqyrtojë një sërë projektligjesh si;

Projektligj “Për gazet serrë të fluorinuara”. Projektligj “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Ndërkombëtare të HongKongut për Riciklimin e Sigurt dhe Mjedisor të Anijeve, 2009”.

Projektligj “Për disa ndryshime në ligjin nr.9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar”.

Projektligj “Për miratimin e rezolutave nr.663 “ Rritja e përgjithshme e kapitalit GCI” dhe nr.664 “Rritja selektive e kapitalit SCI”, të vitit 2018, të Këshillit të Guvernatorëve të Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD).

Projektligj “Për miratimin e rezolutave nr.271 “Rritja selektive e kapitalit SCI” dhe nr.272 “Rritja e përgjithshme e kapitalit GCI”, të vitit 2018, të Këshillit të Guvernatorëve të Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC)”.

Projektvendim “Për miratimin e plani vjetor 2023 për zbatimin e programit të statistikave zyrtare 2022-2026”.

Gjithashtu Kuvendi do të shqyrtojë projektvendimin “Për ngritjen e Komisionit Hetimor “Për verifikimin e ligjshmërisë së shpenzimeve të udhëtimeve me avion jashtë shtetit të Kryeministrit në detyrë , nga data 10.9.2013 deri më datë 31.10.2022”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat