Masakruan me thikë të riun në një lokal në zonën e ish-Bllokut, arrestohet njëri prej autorëve

Shqipëria

Masakruan me thikë të riun në një lokal në zonën e ish-Bllokut, arrestohet njëri prej autorëve

Më: 26 janar 2023 Në ora: 12:14
Maren Hoxha

Maren Hoxha, 27-vjeç është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet për plagosjen me thikë të të riut Eder Dorzi disa ditë më parë në zonën e ish-Bllokut.

Policia bën me dije se ai është ndaluar nga shërbimet e Komisiariatit nr. 2 në Tiranë, ndërkohë që në kërkim vijon të mbetet bashkëpunëtori i tij, Heridon Hasa.

“Vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur me datë 21 janar, në rrugën Vaso Pasha. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, kanë ndaluar shtetasin M. H., 27 vjeç, banues në Tiranë.

27-vjeçari, ishte shpallur në kërkim pasi me datë 21 janar, në rrugën “Vaso Pasha”, në një lokal, në bashkëpunim me shtetasin E. H., (aktualisht në kërkim), kanë goditur me mjet prerës shtetasin E. D. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat