“Nuk ka më parlament”, Berisha paralajmëron: Kësaj here beteja do të jetë pa kthim

Shqipëria

“Nuk ka më parlament”, Berisha paralajmëron: Kësaj here beteja do të jetë pa kthim

Më: 26 janar 2023 Në ora: 21:14
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se opozita nuk do të lejojë më asnjë seancë normale në Parlament deri në largimin e qeverisë së Edi Ramës.

Në një deklaratë për mediat Berisha ftoi demokratët dhe socialistët e ndershëm t’i bashkohen në atë që e cilësoi betejë pa kthim.

“Ne hyjmë tani në finale, çdo luftë ka betejën finale dhe kjo që do nisim është beteja finale në të cilën ju siguroj se do fitojmë. Dhe njëherë i kërkoj Ramës të largohet menjëherë nga pushteti, se alternativë tjetër nuk ka për ty! Edhe tanket e Putinit po të vijnë në Tiranë nuk të mbajnë në pushtet, largohu menjëherë!”

“Edhe njëherë, ora është e jona, ora është e një beteje të cilën do ta bëjmë me guxim e përkushtim si asnjëherë më parë. Beteja finale ndalet vetëm pas largimit të kalbësirës nga pushteti, me të gjitha mjetet e mosbindjes civile kjo kalbësirë do shporret nga pushteti, ky ka kryer aktet më makabre, unë jam i bindur se këto mesazhe burojnë nga zemra e çdo demokrati”, tha Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat