Vrau bashkëshorten dhe vëllain, 75-vjeçari telefonoi fëmijët e tij pas ngjarjes! Policia arreston autorin

Shqipëria

Vrau bashkëshorten dhe vëllain, 75-vjeçari telefonoi fëmijët e tij pas ngjarjes! Policia arreston autorin

Më: 27 janar 2023 Në ora: 16:20
F

Të tjera detaje mësohen nga vrasja e dyfishtë në Gramsh, ku një 75-vjeçar vrau me armë gjahu bashkëshorten dhe vëllain e tij. 

Burime për Panorama TV, bëjnë me dije se menjëherë pas ngjarjes, autori Xhevit Sinani telefonoi fëmijët e tij duke i treguar se ka vrarë nënën e tyre.

Mësohet se 75-vjeçari ka goditur vëllain e tij, Shaqir Sinanin me sëpatë. Disa minuta pas ngjarjes, policia bëri të mundur arrestimin e autorit.

Deri më tani nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, teksa policia po punon për zbardhjen e plotë të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat