PD me dy lista anëtarësh KZAZ-sh, Celibashi: Vendimmarrja do jetë në përputhje me ligjin! Për KQZ-në ekziston një PD

Shqipëria

PD me dy lista anëtarësh KZAZ-sh, Celibashi: Vendimmarrja do jetë në përputhje me ligjin! Për KQZ-në ekziston një PD

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 11:56
Ilirjan Celibashi

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi theksoi se vendimmarrja për PD-në do jetë në përputhje me ligjin, pasi nga kjo parti në KQZ u dorëzuan dy lista me anëtarësh të KZAZ-ve për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Ai theksoi se nuk vendos KQZ-ja për këtë, por janë institucione të tjera përgjegjëse, duke theksuar se për KQZ-në ekziston vetëm një Parti Demokratike.

Do ta merrni vesh kur të vendoset se cila prej listave, nuk dua të bëj hipokritin, ne nuk e njohim realitetin politik të momentit, qoftë edhe si individ unë ndjek lajme dhe i shikoj, dhe kam opinionet e mia për këto zhvillime, edhe pse kur të vijë puna e vendimmarrjes, është ky fakt pra kemi dy propozime dy anëtarë të KZAZ nga zoti Indrit Sefa i cili është përfaqësues i PD në KQZ që prej marsit, kemi edhe një propozim për anëtarë të KZAZ të sjellë nga Flamur Noka, në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të PD. Formalisht komisionari do duhet të bëjë vlerësimin e legjitimitetit dhe do bëhet një proces i verifikimit. Edhe për rastin konkret e njëjta procedurë ka një të shtuar si aspekt vlerësues, kush është ai që ligjërisht ka të drejtë të paraqesë propozimet, do të vendosim për këtë, është ky realitet dhe realisht më vjen keq që gjendemi në këtë situatë, vendimmarrje në përputhje me ligjin, nuk kemi asnjë lloj interesi politik,  përtej komenteve që çdokush tjetër bën, nuk përfaqësojmë me këtë vendimmarrje por edhe më tej kur të disponojmë kërkesën për regjistrim nuk kemi pse ta fshehim. Do jetë në respekt të plotë të ligjit, një gjë është e sigurt, kërkesa si për rastin e komisionerëve, është një kërkesë që do vlerësohet në përputhje me ligjin, nuk e vendosim ne kush do e udhëheqë PD, për ne është një PD, ngelet për t’u parë kush e ka tagrin. Sa nuk është vonë gjithkush nga pikëpamje institucionale dhe politike të japë kontributin e vet që kjo situatë të zgjidhet, nuk është KQZ që vendos për çështje që nuk i ka në kompetencë. Është mirë që të gjithë faktorët institucionalë dhe politikë të angazhohen për të gjetur zgjidhje”, tha Celibashi.

Në lidhje me pyetjen se çfarë do të ndodhë  nëse vendimi i gjykatës për PD-në merret pas 7 marsit, Celibashi u shpreh se është pa sens dhe se në këtë rast dikush ka një problem me sjelljen institucionale.

Është pa sens, në këtë rast dikush ka një problem me sjelljen institucionale. Ngelet për t’u parë kur të paraqitet  kërkesa për PD-në”, theksoi Celibashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat