Mbyllen aplikimet, këto janë 3 emrat e kandidateve që synojnë drejtimin e Gjykatës Kushtetuese

Shqipëria

Mbyllen aplikimet, këto janë 3 emrat e kandidateve që synojnë drejtimin e Gjykatës Kushtetuese

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 17:00
Fiona Papajorgji, Marjana Semini dhe Holta Zaçaj

Kanë dalë emrat e 3 gjyqtareve që synojnë të marrin drejtimin e Gjykatës Kushtetuese.

Afati i fundit i aplikimeve ka qenë ditën e sotme dhe tre emrat që shprehën interes janë anëtare të Gjykatës Kushtetuese aktualisht.

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në kuadër të procedurës së zgjedhjes së Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese u mblodh sot, më 2 shkurt 2023, dhe konstatoi përmbylljen e afatit të aplikimeve. Për këtë pozicion kanë shprehur interesin 3 gjyqtare, të renditura më poshtë, sipas rendit alfabetik, me bazë mbiemrin:

Fiona Papajorgji

Marjana Semini

Holta Zaçaj

Gjithashtu, Mbledhja e Gjyqtarëve, në bazë të parashikimeve ligjore, ka vendosur të zhvillojë mbledhjen e saj të radhës, në datën 15 shkurt 2023, ora 10:00, për të dëgjuar platformat dhe vizionin e secilës kandidate, për të vijuar më tej me procedurat e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.

PËRBËRJA E GJYKATËS KUSHTETUESE

Marsida Xhaferllari, anëtare

Dr. Fiona Papajorgji, anëtare

Dr. Elsa Toska, anëtare

Sonila Bejtja, anëtare

Dr. Sandër Beci, anëtar

Ilir Toska, anëtar

Gent Ibrahimi, anëtar

Prof. Dr. Marjana Semini, anëtare

LL.M. Holta Zaçaj, anëtare

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat