300 familje në zonat e thella të Korçës mbeten pa energji elekrike nga reshjet e dëborës

Shqipëria

300 familje në zonat e thella të Korçës mbeten pa energji elekrike nga reshjet e dëborës

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 09:49
Korçë

Në Korçë reshjet e dëborës kanë sjellë probleme me energjinë elektrike. Rreth 300 familje në zona të thella malore kanë mbetur pa energji elektrike.

Ekipet e OSHEE-së janë në tërren për të bërë të mundur rikthimin e energjisë elektrike por ndërhyrja mbetet e vështirë për shkak të reshjeve të dëborës që kanë sjellë ngrica.

Gjatë orëve të natës Korça është përfshirë nga reshjet e dëborës të cilat janë shoqëruar edhe me erë të fortë. Fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për akse të bllokuara ndërsa në zonën e Dardhës dhe të Qarrit kalimi me automjete bëhet vetëm me zinxhirë.

Trashësia e dëborës në rrugë arrin deri në 25 cm. Ndërkohë rreth 300 familje kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e reshjeve të dëborës dhe ekipet e OSHEE-së kanë vështirësi për të ndërhyrë për shkak të kushteve të motit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat