Mero Baze ironizon Sali Berishën: Tani që ndërroi mendje për New York Times, të dorëzojë djalin para drejtësisë!

Shqipëria

Mero Baze ironizon Sali Berishën: Tani që ndërroi mendje për New York Times, të dorëzojë djalin para drejtësisë!

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 15:50
Sali Berisha

Gazetari Mero Baze, ka ironizuar Sali Berishën, i cili në konferencën e së premtes ka përdorur prestigjozen The New York Times, si një mbështetëse për akuzat e tij ndaj Edi Ramës. 

Edhe pse gazeta e njohur nuk ka konfirmuar akuzat e Berishës, ky i fundit, e ka treguar si trofe një faqe të printuar nga edicioni onlinë.

Pas tragjedisë së Gërdecit, The New York Times publikoi një shkrim bombë ku tregonte se si djali i Sali Berishës, Shkëlzeni ishte i implikuar në tregëtinë e paligjshme të fishekëve në Afganistan, por edhe në aferën që çoi në katastrofën e Gërdecit. Kur deputetët e opozitës, i treguan Berishës gazetën New York Times, Berisha e quajti atëherë si “letër higjenike”. 

Ndaj Mero Baze, ka shkruar sot në rrjetet sociale: “Sali Berisha duke treguar para gazetarëve letrën higjienike që quhet New York Times. Kështu e quajti kur New York Times akuzoi Shkëlzenin si arkitekt të tragjedisë së Gërdecit. Tani që ka ndërruar mendje që nuk është letër higjienike të paktën të dorëzojë djalin tek drejtësia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat