“Saliu i hedh turmës së të marrëve një foto timen”, Artan Lame: Uniformat i kam dashuruar gjithmonë!

Shqipëria

“Saliu i hedh turmës së të marrëve një foto timen”, Artan Lame: Uniformat i kam dashuruar gjithmonë!

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 17:49
Artan Lame

Artan Lame në një postim në “Facebook”, është ndalur në periudhën e vitit 2000 ku tregon se ka ndihmuar në dizenjimin e shumë prej uniformave në polici e ushtri duke u shprehur se në atë kohë Edi Rama ishte kryetar bashkie i Tiranës.

Lame gjithashtu tregon se ka qenë gjithmonë fans i uniformave dhe se në zborin e Mamurrasit ishte i vetmi që kishte gjithmonë uniformë kreko, tregon ai.

Po ashtu është ndalur edhe tek një reagim i kreut të PD Sali Berishës, shkruan: E në fund?! Në fund mbërrin Saliu, i hedh turmës së të marrëve të vet një foto timen dhe ata që aq duan, fillojnë: “-Ky është djali i Ramiz Alisë jashtë kunores. -Ushtari Kim Jongut. -Si Gedafi bisha. -Komunisti kinez Ten Siao, ka nostalgji për atë kohë”

Ja çfarë shkruante pak ditë më parë kreu i PD Sali Berisha në rrjetet sociale për kreun e Kadastrës Artan Lame: ‘Lamja si Rama, beson se me uniformë ushtarake mbulohen vjedhjet!’- shkruante Sali Berisha pak ditë më parë në një postim në rrjetet sociale.

STATUSI I PLOTË I ARTAN LAMES: 

PËR KË…?

Uniformat i kam dashuruar gjithmonë. Në zborin e Mamurasit isha u vetmi që e kisha

uniformën gjithmonë krëko. Më pas fillova t’i koleksionoj, t’i mbledh nga ishin e nga

s’ishin, të restauroj të vjetrat dhe të mirëmbaj të rejat, t’i vesh sa herë më jepej

mundësia. Të vesh edhe në raste të zakonshme xhaketa civile me hije ushtarake,

apo xhaketa ushtarake me hije civile.

Kam mbledhur qindra syresh, mijëra (mbi 20.000) fotografi me temë ushatarake që

nga ato të kohës së Turqisë, e deri tek këto të fundmet të viteve të Niko Peleshit.

Kam ndihmuar në dizenjimin e shumë prej uniformave në polici e ushtri, që prej

viteve 2000, kur Edi Rama asokohe kryetar i Bashkise krijonte të parën polici

Bashkiake në Shqipëri; e deri tek uniformat ceremoniale të dy a tre vjetëve të

shkuara. Shkruaj për historinë e tyre, dhe mbledh materiale që një ditë të botoj librin

e plotë të historisë së Uniformave të Shtetit Shqiptar.

E në fund?! Në fund mbërrin Saliu, i hedh turmës së të marrëve të vet një foto timen

dhe ata që aq duan, fillojnë:

“-Ky është djali i Ramiz Alisë jashtë kunores. -Ushtari Kim Jongut. -Si Gedafi bisha. –

Komunisti kinez Ten Siao, ka nostalgji për atë kohë. -Cfar e ka Putinin sa shume i

ngjan. -Junta Lame si oficeri i Kim Jong Un. -Gadafi i vogel i Surrelit. -Artan Gebelsi.

-Si Me Qen djali i Fidel Kastros. -Ky asht ma m… qe e ka njoftuar vendi deri sot. –

Mostrat e sorosit -Mafiosi i rrezikshem hajdut i tmershem mbas Rames, Velise. –

Goxha Kelyshe. -FIDEL KASTRA. -Ky eshte Rakici i Serbis vllai i tij. -Ky goj shtremt.

-Kapterr MAHMUTI. -Ky Stalinisti kuq qenka veshur si xhelat. -Ky si fashist. -Ky

gomar vetem gomari blendi Fejziu e interviston. -Duçja i Rilindjes. -Komunist m…”.

S’po vazhdoj më tej, se ishin plot me jashtëqitje.

Dhe unë katrani me bojë, që mendoja se duke shkruar historitë e mëmëdheut, do

bëja një punë sado të vockël për kujtesën kombëtare.

Tek i shoh më vjen ndër mënd përgjigja që Konica i ktheu Nolit, kur ky e nguci të

përkthente në shqipen ndoca vepra të aurorëve të huaj, me qëllim që të

qytetëroheshin shqipëtarët. “Imzot -ja ktheu Faik beu- Ja i përkëtheva, po kush do ti

këndonjë? Ndër dhjetë çqipëtarë, vetëm njëri di çkrim e këndim. Ndër dhjetë nga ata

që dinë shkrim e këndim, vetëm njëri do t’i këndonjë. Ndër dhjetë nga ata që do t’i

këndojnë, vetëm njëri do ti kuptonjë. Po a ja vlen të ulem e të bënj tërë këtë punë,

për një të vetëm fare çqipëtar?!”

Zukerberg të rëntë gjëma, ç’na bëre me atë flamëmadh fejsbuk! U dhe mundësi të

shprehin veten gjithë të marrëve që përndryshe do rrinin gojëmbyllur se mos i zinte

mëhalla me gurë.

S’do mënd që fb ka edhe miliona të tjerë që shkruajnë normal, që komunikojnë si

njerëz, që flasin, debatojnë e shkëmbejnë mendime e ide, por si ç’i thonë llafit,

mjafton një pikë nga ai i robit, për të çuar dëm një qyp të tërë nga ai i bletëve.

Duam s’duam, duhet të vazhdojmë edhe në këtë ambient të themi tonën e të bëjmë

përpara me universin njerëzor, se mendoni sikur qoftë larg Noli ti ishte dorëzuar

arsyes së Faik beut. Sot s’do kishim Rubairat, Don Kishotin, Hamletin, Poen,

Makbethin, e kushedi sa përkthime të tjera të arta.

Edhe unë do vazhdoj në dashurinë time për historinë e ushtrisë së vendit tim dhe

t’ua jap një ditë ta këndojnë atyre që do duan ta dinë.

AL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat