Shuhet zjarri që përfshiu kabllot elektrike në një pallat në Tiranë, shkak ishte mbingarkesa e rrjetit

Shqipëria

Shuhet zjarri që përfshiu kabllot elektrike në një pallat në Tiranë, shkak ishte mbingarkesa e rrjetit

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 19:52
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka njoftuar se në një pallat në Tiranë kanë rënë zjarr në kabllot e shpërndarjes së rrjetit elektrik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Asim Vokshi”.

Mësohet se pas ndërhyrjes së zjarrfikësve zjarri i shkaktuar nga mbingarkesa e rrjetit, është shuar plotësisht.

Njoftimi:

Më datë 05.02.2023, rreth orës 17:55, në rrugën “Asim Vokshi”, në një pallat, ka rënë zjarr në kabujt e shpërndarjes së rrjetit elektrik.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat