Begaj: I pikëlluar nga tërmeti në Turqi e Siri, unë dhe shqiptarët qëndrojmë pranë të prekurve

Shqipëria

Begaj: I pikëlluar nga tërmeti në Turqi e Siri, unë dhe shqiptarët qëndrojmë pranë të prekurve

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 10:23
Bajram Begaj

Rreth 600 persona kanë vdekur në Turqi e Siri si pasojë e një tërmeti të tmerrshëm që ka goditur dy vendet.

Mijëra persona llogariten të jenë ende nën rrënoja, përderisa numër i madh i personave janë të lënduar.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, përmes një postimi në Twitter ka shprehur ngushëllime për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri.

I pikëlluar thellësisht nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë këtë mëngjes. Unë dhe shqiptarët qëndrojmë pranë njerëzve të prekur dhe familjeve që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi, duke shprehur ngushëllimet, mendimet dhe lutjet tona të sinqerta për ta”, ka shkruar Begaj në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat