U zhduk dy vite më parë, gjendet i groposur në Mamurras trupi i 24-vjeçarit, Klevis Lleshi

Shqipëria

U zhduk dy vite më parë, gjendet i groposur në Mamurras trupi i 24-vjeçarit, Klevis Lleshi

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 17:11
Klevis Lleshi

Ishte shpallur dy vite e gjysmë më parë i zhdukur, prokuroria e Kurbinit ka gjetur trupin e pajetë të 24 vjeçarit Klevis Lleshi. Burime bëjnë me dije se trupi i të riut është gjetur i groposur në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit.

Ai është zbuluar si rezultat i erozionit dhe banorë të zonës kanë njoftuar policinë e cila më pas ka kryer testin e AND-së dhe ku ka rezultuar se i përkiste të riut nga Matit, Klevias Lleshi.

Prokuroria e Matit kishte nisur hetimet pas denoncimit të familjarëve në Qershor të vitit 2020 se Klevis Lleshi dyshohej të ishte marrë peng para 2 vite e gjysmë në afërsi të Pallatit të Sportit në Burrel.

Hetimet u shtrinë në kohë dhe në disa qytete por nuk pati asnjë rezultat në gjetjen e vendndodhjes së tij apo të autorëve të dyshuar, derisa trupi i pajetë u zbulua në në fshatin Shpërdhet Mamurrasit.

Saga e vrasjeve në familjen Lleshi ka nisur dhjetë vite më parë. I ati i Klevisit, Xhavit Lleshi u vra në një pritë në vendin e quajtur “Pujkë” në vitin 2013, ndërsa pak vite më pas i është vrarë xhaxhai Hajredin Lleshi, pranë shtëpisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat