Fshehje pasurie dhe deklarim i rremë/ Gjykata vendos “arrest me burg” për Alda Klosin

Shqipëria

Fshehje pasurie dhe deklarim i rremë/ Gjykata vendos “arrest me burg” për Alda Klosin

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 13:43
Alda Klosi

Gjykata e Tiranës ka vendosur “arrest me burg” për Alda Klosin.

Seanca gjyqësore u zhvillua këtë të martë me praninë dhe të avokatit mbrojtës të saj, i cili më herët tha për mediat se kanë një qendrim për deklaratat e bëra nga pastruesja Rozeta Dobi të cilin do e bënin publik pas seancës.

Alda Klosi u arrestua pak ditë më parë, për shkak të shumës së madhe të parave që u gjetën në banesën e pastrueses Rozeta Dobi.

Kjo e fundit vendosi të bashkëpunonte me drejtësinë dhe ka akuzuar Alda Klosin se kjo e fundit i ka kërkuar që t’ia ruajë paratë për shkak se kishte konflikte me bashkëshortin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat