Mocion me debat me Ramën dhe çështja McGonigal, çfarë pritet të vendoset për kërkesat e PD-së në Konferencën e Kryetarëve

Shqipëria

Mocion me debat me Ramën dhe çështja McGonigal, çfarë pritet të vendoset për kërkesat e PD-së në Konferencën e Kryetarëve

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 14:19
Foto ilustrim

Konferenca e Kryetarëve prej orës 13:00 ka vijuar mbledhjen, ku po diskutohet në lidhje me kërkesat e Partisë Demokratike.

PD ka kërkuar që të zhvillohet një seancë pyetje-përgjigje për kryeministrin Edi Rama, mocion me debat për çështjen e McGonigal si edhe ngritjen e një Komisioni Hetimor.

Ndërkohë pritet përfundimi i mbledhjes për të mësuar në vijim qëndrimin zyrtar.

“PD kërkon që të zhvillohet një seancë pyetje për Ramë dhe një mocioni me debat për çështjen McGonigal. PD thekson se pjesë e këtij skandali është edhe kryeministri Edi Rama. Shtohet se Rama ka ndikuar përmes korrupsioni për të rrënuar PD dhe opozitën shqiptare. PD ka depozituar në Kuvend edhe një kërkesë për ngritjen e Komisioni Hetimor për këtë çështje. Pritet të përfundojë kjo mbledhje për të mësuar qëndrimin zyrtar”, raportoi gazetari Ergys Gjençaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat