15.7 vjet punë për të blerë një apartament; Shqipëria e treta në Europë për çmimin mesatar të shtëpive

Shqipëria

15.7 vjet punë për të blerë një apartament; Shqipëria e treta në Europë për çmimin mesatar të shtëpive

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 14:30
Foto ilustrim

Shqipëria renditet e treta në Europë sa i përket çmimeve të shtrenjta të apartamenteve në raport me të ardhurat. Njësia  më e madhe të dhënave “Numbeu” e ka klasifikuar vendin tonë për vitin 2023 si vendin pas Rusisë dhe Serbisë.

Referuar të dhënave, ky indeks matet me çmimin mesatar të një metri katrorë për apartamentet, në qendër dhe periferi, të ardhurat e familjeve, si dhe koston e kredisë, nga ku rezulton se nevojiten mesatarisht 15.7 vite punë për blerjen e një shtëpie për një familje.

Vendi më i shtrenjtë është Rusia ku një familjeje i nevojiten 16.3 vite, ndërsa në vend të dytë është Serbia me 15.9 vite. Vendi më i lirë në rajon është Mali i Zi me 13 vite.

Shqipëria ka njohur një bum të ndërtimeve vitet e fundit, kryesisht në kryeqytet si zona me më shumë kërkesa. Çmimet në Tiranë nisin nga 1000 euro për metër katrorë për të arritur në zonat më të kërkuara deri në 4-5 mijë  euro.

Nëse ky indeks do të ishte specifikisht për kryeqytetit, atëherë një familjeje do t’i nevojiteshin mbi 20 vite punë për të siguruar blerjen e një apartamenti.

Gjatë vitit të kaluar si çdo sektor tjetër, edhe ndërtimi u prek nga rritja e kostove, e cila u përkthye direkt në çmimin final të apartamenteve. Agjentët e tregut thonë se për 2023 nuk ka pritshmëri  për ulje çmimesh për aq kohë sa kërkesa për blerë është e lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat