SPAK nuk heton “21 Janarin”, shpall moskompetencën për kallëzimet e Ministrisë së Drejtësisë dhe PS

Shqipëria

SPAK nuk heton “21 Janarin”, shpall moskompetencën për kallëzimet e Ministrisë së Drejtësisë dhe PS

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 11:54
Foto ilustrim

Prokuroria e Posaçme SPAK ka shpallur moskompentencë për kallëzimet e 21 janarit që ka bërë Ministria e Drejtësisë dhe Partia Socialiste.

Dosja tashmë i ka kaluar prokurorisë së Tiranës, e cila do nisë verifikimet për këto kallëzimelidhur me provat e reja të pretenduara nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dhe Damian Gjiknurit.

Dy kallëzimet e reja të PS-së erdhën pas publikimit të audio-përgjimit  në media, i cili ishte pronë e familjaravë të Aleks Nikës.

PS kërkoi që SPAK të zbardhë 21 janarin, duke kallëzuar penalisht për vrasje në rrethana cilësuese ish-kryeministrin Sali Berishën, ish-ministrin e Brendshëm Lulzim Bashën dhe ish-kreun e Gardës Ndrea Prendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat