Projekti i miratuar/ Rama: Gati të nisim nga puna për të rilindur Urën e Zogut mbi lumin Mat

Shqipëria

Projekti i miratuar/ Rama: Gati të nisim nga puna për të rilindur Urën e Zogut mbi lumin Mat

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 13:00
Mat

Kryeministri Edi Rama njofton se Ura e Zogut mbi lumin Mat, një monument kulture, do të restaurohet nga qeveria shqiptare dhe projekti tashmë është miratuar.

Rama ndan dhe pamjet e projektit dixhital të hartuar nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit.

“Gati të nisim nga puna për të rilindur Urën e Zogut mbi lumin Mat, monument kulture.

Tashmë projekti i hartuar nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit ka marrë dritën jeshile nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale për ndërhyrjen në këtë objekt”, shkruan Edi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat