Dyshohet se përdori 50 kg tritol për rrëzimin e hotel “Bizantit” në Sarandë, gjakata merr vendim për 36-vjeçarin

Shqipëria

Dyshohet se përdori 50 kg tritol për rrëzimin e hotel “Bizantit” në Sarandë, gjakata merr vendim për 36-vjeçarin

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 17:07
Gjykata e Sarandës

Gjykata e Sarandës ka caktuar pak minuta më parë masën e sigurisë “Arrest në burg” për 36 vjecarin Sotir Çabiri.

Çabiri është i dyshuar dyshuar si autor i shpërthimit me eksploziv të hotel “Bizanti” në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Para trupit gjykues, Cabiri ka vazhduar të mbajë qëndrim mohues duke u shprehur se ndodhej në hotel për të marë dicka që kishte harruar, pasi po atë ditë do te shkonte ne Angli, ndaj dhe ishte filmuar duke dalë nga objekti 3 min para shpërthimit.

Mëgjithatë Gjykata, edhe pse ende nuk ka prova të plota dhe bindëse për autorësinë, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në Burg”. Cabiri pritet të transferohet drejt Burgut të Bënçës.

Ndërkohë sot në Sarandë kanë mbërritur inspektorë të IKMT së bashku me nje mjet çekiç, për të ndihmuar në pastrimin e vendit të ngjarjes ku prej 4 ditësh ndodhen ekspertë anti-eksploziv dhe ata të policisë së Sarandës.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes është gjetur edhe nje kallëp tritoli i pashpërthyer, ndërkohë qe eskpertët vazhdojnë t’i qëndrojnë mendimit se autori ka përdorur 50 kg tritol për shpërthimin e objektit.

Madje burime bëjnë me dije se sasia më e madhe ishte vendosur në themelet e një depoje ne katin përë dhe të hotelit ndërsa pjesa tjetër nëpër kollona dhe për ketë janë hapur vrima me trapan nga ana e autorit.

Hetimet po vazhdojne intensivisht nga policia dhe prokuroria pasi ende nuk është vërtetuar plotësisht nëse autor real është Cabiri dhë nëse në ngjarje kanë vepruar me shumë se një person.

Ne seancën për masën e sigurisë sot prokurorë ishin Kledi Llaho dhe Alba Dhima ndërsa gjyqtar Fatmir Ndreu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat