Incident në mes të rrugës me prokurorin e SPAK dhe Hetuesin e Byrosë Kombëtare, merret vendimi për dy vëllezërit

Shqipëria

Incident në mes të rrugës me prokurorin e SPAK dhe Hetuesin e Byrosë Kombëtare, merret vendimi për dy vëllezërit

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 10:58
Behar Dibra

Dy vëllezërit Orges dhe Emirjan Sina, konkretisht 24 e 27 vjeç do të qëndrojnë nën masën e arrestit me burg, pas një incidenti që patën me prokurorin e SPAK Behar Dibra dhe një Hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur 3 ditë më parë në hyrje të tunelit që lidh Elbasanin me Tiranën. Burime nga prokuroria thanë se dy vëllezërit i treguan një dokument fals prokurorit, por në momentin që e kuptuan se me kë kishin të bënin u larguan duke thyer edhe postbllokun.

Ata u arrestuan më pas në Durrës. Të dielën ata dolën për masën sigurisë në gjykatën e Elbasanit dhe sipas kërkesës së bërë nga prokuroria do të qëndrojnë në burg.

Ndaj tyre rëndojnë dyshimet për mosbindje ndaj policisë, kanosje e prokurorit dhe mbajtje pa të drejtë e titullit dhe kundërshtim i forcave të rendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat