U gjetën aparatë celularë të kontrabanduara në bizneset e tyre, në ndjekje penale dy vëllezër

Shqipëria

U gjetën aparatë celularë të kontrabanduara në bizneset e tyre, në ndjekje penale dy vëllezër

Më: 1 mars 2023 Në ora: 13:12
Foto ilustrim

Dy vëllezër janë në procedim penal pasi në bizneset e tyre në Vlorë janë gjetur aparatë celularë që dyshohet se janë të kontrabanduara.

Policia ka ushtruar kontroll në subjektet e 31 vjeçarit R. J., dhe 33 vjeçarit L. J. Këto subjekte ndodhen në përkatësisht në rrugën “Demokracia” dhe në rrugën “8 Marsi”, në Vlorë.

Aparatet celular u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ditën e djeshme një aksident ndodhi në Vlorë ku u arrestua një 52 vjeçar. L. L., duke drejtuar automjetin në rrugën “Gjergj Kastrioti”, ka aksidentuar 63 vjeçarin Th. H.,, që lëvizte me biçikletë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu në Vlorë është arrestuar një 25 vjeçar. K. B., dyshohet se gjatë muajit janar ka transportuar me automjet, kundrejt fitimit, 8 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Ndërsa në Sarandë është arrestuar 36 vjeçari I. I., pasi u kap duke drejtuar një automjet, i cili rezultoi se ishte vjedhur në Greqi.

Në Gjirokastër është shpallur në kërkim një 41 vjeçar. D. Sh., dyshohet se ka përndjekur ish-bashkëshorten e tij, banuese në Sarandë.

Në Saradnë janë në ndjekje penale 18 vjeçari N. B. pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis dhe 19 vjeçari J. H., pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një thikë.

DVP Vlorë Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. J., 31 vjeç dhe L. J., 33 vjeç (vëllezër), banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit në subjektet e tyre tregtare, përkatësisht në rrugën “Demokracia” dhe në rrugën “8 Marsi”, në Vlorë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan aparate celulare të dyshuara të kontrabanduara. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë ndaluan shtetasit: – K. B., 25 vjeç, banues në Vlorë, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se gjatë muajit janar, ka transportuar me automjet, kundrejt fitimit, 8 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit; – I. I., 36 vjeç, banues në Sarandë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar një automjet, i cili pas verifikimit nga Interpol Tirana, rezultoi se ishte vjedhur në Greqi. Po këta specialistë shpallën në kërkim shtetasin D. Sh., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka përndjekur ish-bashkëshorten e tij, banuese në Sarandë. Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: -N. B., 18 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis; -J. H., 19 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës (thikë). Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin L. L., 52 vjeç, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, ka aksidentuar shtetasin Th. H., 63 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat