Publikohet fotografia e ish-dhëndrit që qëlloi ndaj familjarëve të ish-gruas, raportohet për viktima e të plagosur

Shqipëria

Publikohet fotografia e ish-dhëndrit që qëlloi ndaj familjarëve të ish-gruas, raportohet për viktima e të plagosur

Më: 1 mars 2023 Në ora: 13:36 Përditësuar në ora: 13:51 më 01.03.2023
Foto ilustrim

Ky është autori i dyshuar i krimit me 2 të vdekur dhe 3 të plagosur në Paskuqan

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë në Paskuqan, ku ish-dhëndri shkoi në shtëpinë e ish-gruas dhe qëlloi me armë duke vrarë dy persona dhe plagosur tre të tjerë.

Ai është Ramazan Kuta, ndërkohë është publikuar edhe foto e tij.

Policia ka ngritur pika kontrolli për arrestimin e tij. Paraprakisht, dyshohet se ish-dhëndri ka hyrë brenda banesës dhe i ka qëlluar me breshëri kallashnikovi.

------------------

Të shtëna me armë janë regjistruar pak caste me parë në Paskuqan.

Burimet thanë se ish dhëndri ka qëlluar me armë ndaj familjarëve të ish bashëshortes.

Burime nga vendi i ngjarjes, thonë se si pasojë e të shtënave raportohet edhe për të vdekur.

Dyshohet se deri më tani ka tre persona të vrarë si pasoje e te shtenave.

Policia sakaq ndodhet ne vendngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat