Me bluzën e gjakosur, Dan Hutra i bën thirrje drejtësisë: Mos dënoni të pafajshëm që mos të arrihet në masakra

Shqipëria

Me bluzën e gjakosur, Dan Hutra i bën thirrje drejtësisë: Mos dënoni të pafajshëm që mos të arrihet në masakra

Më: 4 mars 2023 Në ora: 12:44
Dan Hutra

Dan Hutra, autori i masakrës së ndodhur disa ditë më parë në Tiranë ku vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera, ka dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Hutra ishte i qetë dhe kishte veshur bluzën që kishte pasur kur kreu vrasjet, teksa në të dalloheshin edhe njolla gjaku.

Ndërkaq, gjatë seancës, Hutra ka pranuar krimin, por po ashtu ka dhënë dhe një mesazh për drejtësinë, ku sipas tij, nuk duhen dënuar të pafajshëm që mos ndodhin masakra të tilla.

"Mos dënoni të pafajshëm që mos të arrihet në masakra”, ka deklaruar ai mes të tjerave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat