Sekuestrimi i 34 pasurive të tij, familjarët e Ervis Martinajt ankimojnë vendimin e GJKKO-së

Shqipëria

Sekuestrimi i 34 pasurive të tij, familjarët e Ervis Martinajt ankimojnë vendimin e GJKKO-së

Më: 7 mars 2023 Në ora: 12:28
Ervis Martinaj.

Familjarët e Ervis Martinajt kanë ankimuar vendimin e Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), për sekuestrimin e 34 pasurive të tij.

Ata kërkojnë rikthimin e pasurive dhe sipas burimeve për Panorama.al ankimimi është depozituar ne Apelin e GJKKO.

Ndërkohë pritet hidhja e shortit për caktimin e gjyqtarit dhe caktimin e një date për shqyrtimin e kësaj kërkese.

Kujtojmë se pak javë më parë GJKKO sekuestroi disa pasuri të Martinajt, të cilat ishin shpesh në emër të familjarëve të tij, duke nisur nga prona të ndryshme, makina, etj.

Martinaj vijon të rezultojë ende i zhdukur që prej gushtit të vitit të kaluar, kur u denoncua nga familjarët e tij se kishte humbur kontaktet me të.

Njoftimi i Apelit të GJKKO:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka regjistruar çështjen nr. 48 akti, datë 07.03.2023, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit A.K., D.K., D.M., E.M., E.M., F.V., M.M., R.M., V.M., ndaj vendimit nr. 5, datë 23.01.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka disponuar mbi sekuestrimin e disa pasurive.

Po në ditën e sotme, në orën 11:00, u hodh shorti elektronik, duke përcaktuar për shqyrtimin e çështjes në fjalë, trupën gjyqësore të përbërë nga gjyqtarët Dhimitër Lara (kryesues), Nertina Kosova (anëtare) dhe Florjan Kalaja (anëtar).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat