Pasuria e Arben Ahmetajt në “sitë”

Shqipëria

Pasuria e Arben Ahmetajt në “sitë”

Më: 11 mars 2023 Në ora: 12:20
Arben Ahmetaj

Gazeta “SOT” raportoi dje ekskluzivisht se ndaj ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetajt ka nisur një hetim pasuror.

Gazeta ka siguruar listën e plotë të pronave  që SPAK po heton. Së bashku me dokumentacionin e ndërtimit të objekteve SPAK ka sekuestruar edhe dokumentacionin për arredimin e të gjitha këtyre pronave. Identifikimi i pronave fizike e veçanërisht vilave, si dhe marrja e informacionit  ne mos të dhënave dokumentare që provojnë shumën e investuar si në ndërtimin ashtu edhe të arredimit të tyre nga Ahmetaj dhe familjaret e tij që përbën një provë që ish-ministri po hetohet për pastrim parash.

Pronat e përmendura

1. Vilë e Albina Manckas, në zonën e Rolling Hills (Vila A00)

2. "Vila 22"  në Valamar, në ngarkim të Erjola Hoxhës (Building Design Vila Vale Mar 0765). 

3. Apartamenti në Kompleksin "Valamar", Interior Design, porositur nga Erjola Hoxha

4. Vilë Nr. 73 Green Coast (Interior Desigh 1037

5. Banesë e Albina Manckës në pallatin "Tuborg", në zonën e Bllokut

Dokumentet e sekuestruara nga SPAK

1. Kopje e projektit teknik për vilën e shtetases Albina Macka, në zonën e Rolling Hills, bashkëngjitur i gjithë dokumentacioni me detajet teknike.

2. Kopje e projekt konceptit në zonën Valamar, për projektin “Vila 22”, në ngarkim të shtetases Erjola Hoxha si dhe planvendosja e objektit.

3. Kopje e projektit teknik për apartamentin në kompleksin Valamar, Interior Design, porositur nga shtetësja Erjola Hoxha, bashkangjitur i gjithë dokumentacioni me detajet teknike.

4. Kopje e projekt idesë në vilën numër 73 Green Coast, në lidhje me vilën e shtetases Albina Mancka.

5. Kopje e dokumentacionit të ndodhur në folderin me emër 1097 AP Albina, mbi projektimin koncept ide të banesës ekzistuese të shtetases Albina Mancka. Ky objekt ndodhet në pallatin “Tuborg”, në zonën e Bllokut në Tiranë.

6. Gjithashtu bëhet me dije se janë sekuestruar dokumentacione sa i takon arredimit të banesës, për mënyrën si janë bërë pagesat, janë pyetur arkitektë për ndërhyrjet që janë bërë si dhe pronarët e firmave që kanë mbuluar punimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat