Situata brenda PD/ Ish-deputeti demokrat: Kemi të bëjmë me interesa të ngushta të palëve!

Shqipëria

Situata brenda PD/ Ish-deputeti demokrat: Kemi të bëjmë me interesa të ngushta të palëve!

Më: 11 mars 2023 Në ora: 19:58
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Romeo Gurakuqi

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Romeo Gurakuqi ka komentuar zhvillimet e fundit në kampin blu që pas vendimit për vulën dhe më pas për regjistrimin në KQZ. Në një intervistë për “Panorama TV”, Gurakuqi deklaroi se “konflikti” brenda PD-së ka ardhur si pasojë e interesave të ngushta të palëve.

Sipas tij, të dy palët duhet t’i lënë mënjanë “konfliktet” dhe të shkojnë në zgjedhje të bashkuar.

Gurakuqi shtoi se pas përfundimit të zgjedhjeve, palët në PD duhet të diskutojnë më pas për zgjidhjet brenda forcës politike.

Gurakuqi: Të gjithë e shohin me shqetësim. Për të kuptuar situatën dhe atë që ndodh me gjykatat, ne është e nevojshme të shtrojmë disa pyetje. Duhet të pyesim se si është dëmtuar PD deri në çarjen e 9 shtatorit, a janë respektuar statutet. A ka pasur protokoll PD-ja? Si janë zgjedhur deputetët në vitin 2021? Unë kam qenë pjesë e strukturave të PD-së. E kam ndjekur në pikëpamje teknike. Situata e krijuar është logjike po të bësh një analizë juridike.

A mund të pretendosh që të gjesh të drejtën në një organizatë ku nuk mbahete mend. Statuti nuk është respektuar, nuk ekzistonte një gjykatë partie për të gjetur zgjidhjen para gjykatës së shtetit. Ska pasur një databazë për të përcaktuar kush ka mazhorancën. Gjykata gjykon mbi dy realitete juridike që kanë mangësi në prejardhjen e vetë juridike.

Unë që kur kam qenë deputet, ka qenë e pamundur që të shkoje në gjykatën e PD-së. Përgjegjësia është e dyanshme. Ajo çfarë unë kuptoj, kemi të bëjmë me interesa private që nuk marrin parasysh nevojën për zgjidhje adekuate të sistemit, pa pasur nevojë për të shkuar në gjykatë.

Pyetje: A mund të zgjidhej ndryshe kjo situatë?

Gurakuqi: Jemi shumë vonë. Brenda dy muajve do ketë zgjedhje në Shqipëri. Opozita duhet të jetë e përfaqësuar. Kemi dy entitete që ballafaqohen në gjykatë. E dyta lidhet me pozicionin e Shqipërisë. Ka një interes publik, ku mes dy grupimeve të PD-së, ka një grupim që është asnjëanës. Ka një pjesë të shqiptarëve që kërkon një opozitë të mirëfilltë ndaj pushtetit. Ka një interes publik më të madh.

Shqipëria është vend anëtare e NATO-s, edhe faktorët që pretendojnë të përfaqësojnë PD-në, duhet të kenë parasysh që çështjet e sigurisë si lufta kundër korrupsionit, bën që sovraniteti të ndahet me ta. Ne s’mund të ecim kundër interesave të aleatëve tanë strategjik. Nesër PD do vijë në pushtet dhe s’mund të drejtohet nga një grup që është kundër interesave të aleatëve tanë strategjik.

Nëse mbani mend, para më shumë se 1 viti, unë bëra një propozim për një platformë për zgjidhjen e krizës. E para, PD-ja është parti aleate kryesore e SHBA-së dhe vendeve të BE-së. Për rrjedhojë, platforma duhet të ketë parasysh këtë impostim statutor.

Pyetje: A ja faturoni përgjegjësitë drejtuesve të PD-së?

Gurakuqi: Ja faturoj të dy krahëve. Unë kam qenë dëshmitar se si drejtuesit në hije të krahut tjetër që kanë drejtuar PD-në. Askush se ka penguar kryetarin e dorëhequr për të pajisur me dokumente procedurale, për zgjedhjen e përfaqësuesve të PD-së. S’e ka penguar askush që të respektojë statutin. Si do duhet të zgjidhet kjo situatë.

ka një zgjidhje afatshkurtër që e fut PD-në në një të vetme në zgjedhje. Është dhe një zgjidhje afatgjatë. Mund të jetë tranzitive, derisa të krijohen kushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat