Ish kryeprokurorja ngre alarmin: Kemi më shumë shtëpi bari se shkolla

Shqipëria

Ish kryeprokurorja ngre alarmin: Kemi më shumë shtëpi bari se shkolla

Më: 22 mars 2023 Në ora: 23:14
Elisabeta Imeraj

Ish kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj thotë se është përhapur masivisht fenomeni i shtëpive të barit.

Në emisionin “Bardh a Zi”, Imeraj u shpreh se në Shqipëri ka pasur disa etapa të kanabizimit.

Sipas Imerajt, institucionet duhet të jenë të informuara dhe inspektorët e zonës duhet të tregojnë informacionin e duhur për shtëpitë e barit.

“Atë mund ta themi, që kemi më shumë shtëpi bari sesa shkolla. Ne kemi ndjekur disa etapa të përhapjes së kanabizmit në Republikën e Shqipërisë. Ka ndryshuar mënyra sesi është qasur kriminaliteti karshi formës më të re për ta zhvilluar. Kemi shtëpitë e barit. Janë bërë disa goditje dhe ajo që është e nevojshme të bëhet nga institucionet përkatëse është që të jenë të mirëformuara. Kjo lidhur ngushtësisht me atë pjesën tjetër që inspektori i zonës, duhet të jetë pararoja e parë për të na dhënë informacionin e duhur. Duhet gjetur mekanizmi se ku ka rrjedhur përçimi i informacionit”, theksoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat