Moti sot në Shqipëri

Shqipëria

Moti sot në Shqipëri

Më: 24 mars 2023 Në ora: 07:01
Foto ilustrim

Edhe për ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare kryesisht në mesditë.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/sek dhe valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zona malore 5 deri 22°C
në zona e ulëta 7 deri 25°C
në zona bregdetare 12 deri 24°C

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat