Zgjedhjet vendore/ Hasimja: Rrjedhja e votave një dëm i konsiderueshëm, Berisha do përballet me të dyja palët

Shqipëria

Zgjedhjet vendore/ Hasimja: Rrjedhja e votave një dëm i konsiderueshëm, Berisha do përballet me të dyja palët

Më: 24 mars 2023 Në ora: 19:51
Zgjedhjet vendore/ Hasimja: Rrjedhja e votave një dëm i konsiderueshëm, Berisha do përballet me të dyja palët

Analisti Ermal Hasimja në një intervistë për Vizion Plus ka folur lidhur me situatën e krijuar në Partinë Demokratike dhe skenarët politikë që pritet të ndjekë grupi i “Alibeajt” për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Teksa Berisha përmes koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka nxjerrë Belind Këlliçin si kandidat për Bashkinë Tiranë, PD zyrtare u bë me dije se ka dy emra në tryezën e diskutimeve, Roland Bejkon dhe Jonila Godole.

Lidhur me emrat apo vulën, Hasimja tha votuesit vlerësojnë të dyja elementët edhe emrat, por fillimisht dhe vulën. Sipas tij, një rrjedhje e votave të demokratëve do të shkaktonte dëme të konsiderueshme.

Emrat janë të rëndësishëm. Në këtë moment duhet të jetë me e rëndësishme përballja e dy krahëve të PD. Beteja do të jetë shumë e vështirë ndaj partisë që është në pushtet. Një humbje e rrjedhës së votave të demokratëve do të shkaktonte dëme të konsiderueshme”, tha ai. “Njerëzit votojnë për emrat, por votojnë në radhë të parë edhe për emrin e partisë.”, shtoi ai.

Por, vendimi i Alibeajt për të kandiduar në të gjitha bashkitë e vendit, si ndikon tek demokratët dhe vetë PD? “Është vështirë të them unë  vendimin më të drejtë. Brenda një partie poltike e drejta përcaktohet nga vetë vullneti i atyre që e kanë krijuar partinë. Ata e dinë dhe e vendosin me votën e tyre të brendshme se çfarë është e drejtë dhe se çfarë është e padrejtë. Kanë të drejtën e tyre legjitime që të ekzitojnë si parti politike. Në të njëjtën kohë në këtë situatë përballen edhe me sulmin si dezertues ose si grevëthyes ose armiqë të brendshëm të PD duke presupozuar se shumica është në krahun e PD të kontrolluar nga Berisha. Është çështja e tyre e brendhsme, vendim i brendshëm. Edhe nëse PD e Alibeajt vendos të dalë me kandidatët e tij , me listat e Këshillave Bashkiakë të vetë është e drejta e tij legjitime. Nuk ekziston asnjë monopol as moral as politik i Berishës në raport me PD. Do duhet të bëjnë këto llogari, është një përplasje midis legjitimitetit që iu jep jo vetëm vula por dhe organizimi politik që kanë, vota e brendshme dhe nga ana tjetër e faktit që përmes ushtrimit të këtij legjitimiteti PD e Alibeajt në një farë mënyre e pengon të djathtën që të vijë qoftë edhe pjesërisht në pushtet përmes zgjedhjeve lokale”, shtoi ai.

Refuzimi i bashkëpunimit për daljen me kandidat të përbashkët nga Berisha, sipas analistit ishte një vendim i kuptueshëm, kjo për shkak të zhvillimeve brenda kësaj force.

Pas gjithë kësaj që ndodhi, nuk ka shumë kuptim për Sali Berishën dhe për pjesën e PD, mesa duket shumicë që ai kontrollon që t’i kthejë të gjitha forcat për logon e partisë së Alibeaj, nuk ka asnjë kuptim politike dhe do të ishte dorëzim dhe mohim i të gjithë asaj lëvizjeje që u bë deri tani”, tha ai. “Ndoshta në këto zgjedhje, me të drejtë Berisha ka vendosur të përballet me të dyja palët. Të përballet me Ramën, por edhe të zgjidhi njëherë e mirë këtë luftën civile të brendshme”, shtoi ai.

Teksa votata e demokratëve duket se do të ndahen sërish mes vulës dhe Berishës, elektorati gri ndonëse i rrudhur, sipas Hasimajt duhet të jetë objektivi i opozitës.

Elektorati gri është rudhur gjithmonë e më tepër, një pjesë e tyre i ka grirë dhe emiogracioni. Për këta opozita mund të shpresojë të tërheq një pjesë të tyre pas vetes. Opozita ka akoma shumë punë për të bërë”, tha ai.

Por teksa në PD diskutohen disa skenarë për përballjen me kundërshtarin direkt, Partinë Socialiste, në radhët e kësaj force ‘përballja’ po ndodh me drejtësinë. Lidhur me skandalet që kanë shoqëruar PS së fundmi, Hasimja deklaroi se kjo forcë politike është një makineri që nuk funksion me rregullat e moralit politik.

Ai shtoi se PS ka fryrë administratën me qëllim marrjen e votave, duke theksuar se nënpunësit mendojnë vetëm për të mbajtur vendin e punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat