Shpërndante kokainë në zonën e ish-Bllokut, arrestohet 44-vjeçari, i sekuestrohen para dhe 80 doza lëndë narkotike

Shqipëria

Shpërndante kokainë në zonën e ish-Bllokut, arrestohet 44-vjeçari, i sekuestrohen para dhe 80 doza lëndë narkotike

Më: 25 mars 2023 Në ora: 12:00
Droga

Finalizohet operacioni policor i koduar “Doses”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve.

Shpërndante doza kokaine, kapet dhe vihet në pranga 44-vjeçari.

Sekuestrohen 80 doza kokainë, gati për shitje, 147 900 lekë të rinj dhe 190 euro, të dyshuara të përftuar nga ky aktivitet kriminal, një automjet dhe dy aparate celulare.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në zonën e ish-Bllokut, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Doses”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi L. A., 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Komisariatit Nr. 2, e kanë lokalizuar dhe ndaluar këtë shtetas, në zonën e ish-Bllokut, të cilit gjatë kontrollit fizik, i gjetën 51 gram lëndë narkotike kokainë, të ndarë në 80 doza, gati për shitje dhe shuma parash e parave  147 900 lekë të rinj.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 44-vjeçari, pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e shiste më pas në doza, në zonën e ish-Bllokut.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, shuma e parave një automjet dhe dy aparate celulare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat