“Bashkë Fitojmë” zyrtarizon kandidatët për këshillat bashkiakë, Ilir Alimehmeti kryeson Tiranën

Shqipëria

“Bashkë Fitojmë” zyrtarizon kandidatët për këshillat bashkiakë, Ilir Alimehmeti kryeson Tiranën

Më: 25 mars 2023 Në ora: 23:35
Ilir Alimehmeti

Kryesia e drejtuar nga Sali Berisha miratoi kandidatët për keshillat bashkiakë, pasi kandidatët për kryetar bashkie janë zgjedhur nga procesi i primareve në fillim të muajit dhjetor.

Per shkak se gjykata nuk i dha logon e Partisë Demokratike, Berisha do të garojë së bashku me Ilir Metën, Vangjel Dulen dhe Nard Ndokën me koalicionin “Bashke Fitojmë”. Gjatë mbledhjes së Kryesisë, Berisha sqaroi se në të gjithë vendin nga 1664 këshilltare  Partia e Lirisë do të ketë 240 keshilltarë, 20 do të këtë Dule dhe 6 Nard Ndoka.

Nuk është e vërtetë se asnjë nga këto forca t’i ketë marrë PD-së nga numri që ajo ka patur. Por alternimi është bërë dhe do të bëhet, sepse kanë patur përqindjet e tyre në këshilla”, tha Berisha.

Sipas Berishës kandidatët për këshillat bashkiakë do të jenë ekipi i kandidatëve që do të synojnë të fitojnë bashkitë në 14 maj.

Propozimet janë të shkëlqyera. Janë qytetare dhe qytetarë, demokrate e demokratë me kredenciale shumë të forta, shumë të lavdërueshme, dhe shpallja e listave të tyre është edhe një nxitje e madhe për fushatën”, shtoi ai.

Berisha u bëri thirrje demokratëve të mbështesin koalicionin “Bashkë Fitojmë”, duke artikuluar akuza të forta ndaj Enkelejd Alibeajt.

“Ne ftojmë çdo demokrat pa përjashtim të bashkohet në këtë betejë dhe të mos ndjekë, dy pengje të diskredituara të Edi Ramës, Lulzim Bravën dhe Alibashën, që të dy të mbajtur peng nga lidhje krimi, nga Edi Rama, që të dy”, tha ai.

Në Tiranë lista e këshillit bashkiak do të drejtohet nga Ilir Alimehmeti dhe 50% të kandidatëve i kanë demokratët, 50% i ka Partia e Lirisë. Raporti mes demokrateve dhe Partise së Lirisë ndryshon në çdo bashki në varësi të rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2015.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat