Po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 19 vjeçari në Sarandë

Shqipëria

Po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 19 vjeçari në Sarandë

Më: 26 mars 2023 Në ora: 11:15
Foto ilustrim

Në prangat e policisë ka rënë një 19 vjeçar në Sarandë i cili u kap duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm.

Sipas burimeve për SYRI-n, 19 vjeçari Kajtaz Braho u kap në flagrancë, në aksin rrugor “Çukë-Dritas”, duke transportuar me automjet, kundrejt përfitimit, 4 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Njoftimi/ Policia Kufitare Sarandë

Punë e pandërprerë policore, me qëllim parandalimin dhe goditjen e dhënies ndihmë kundrejt fitimit, shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit.  

Kapet në flagrancë, duke transportuar kundrejt pagesës, me automjet, 4 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 19-vjeçari.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e FRONTEX-it dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, kanë konstatuar një rast tjetër të kësaj veprimtarie.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi K. B., 19 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Ky shtetas u kap në flagrancë, në aksin rrugor “Çukë-Dritas”, duke transportuar me automjet, kundrejt përfitimit, 4 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit🇦🇱

#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat