Pas seancës parlamentare, Rama kryen takim me presidentin e Austrisë Alexander Van der Bellen

Shqipëria

Pas seancës parlamentare, Rama kryen takim me presidentin e Austrisë Alexander Van der Bellen

Më: 27 mars 2023 Në ora: 19:01
Foto nga takimi

Pas seancës parlamentare, kryeministri Edi Rama ka kryer takim ditën e sotme Presidentin Austrisë, Alexander Van der Bellen. 

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Rama ka njoftuar për takimin mes tyre ku ka ndarë edhe një foto me Van der Bellen

Kuvendi i Shqipërisë mbajti sot një seancë të posaçme në nder të presidentit të Austrisë, Alexandër Van der Bellen.

Nga foltorja e Kuvendit, Von der Bellen është ndalur shkurtimisht tek klima e tensionuar politike, ndërsa kërkoi më shumë bashkëpunim mes mazhorancës dhe opozitës. Sipas zyrtarit austriak, palët duhet të gjejnë gjuhën e kompromisit dhe mos të marrin vendime të nxituara për vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat