Përplasen 4 makina në dalje të Elbasanit, dëme të shumta materiale

Shqipëria

Përplasen 4 makina në dalje të Elbasanit, dëme të shumta materiale

Më: 28 mars 2023 Në ora: 00:38
Foto nga vendi i ngjarjes

Mësohet se në dalje të Elbasanit, te “Rethrrotullimi i Luleve” janë aksidentuar 4 mjete.

Dyshohet se shkak kanë qenë reshjet e shiut. Aktualisht nuk raportohen të lënduar, por dëme të shumta materiale.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar çështjen.

Priten informacione të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat