Dashamir Shehi godet aleancën Meta-Berisha: Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ nuk është alternativë për shqiptarët

Shqipëria

Dashamir Shehi godet aleancën Meta-Berisha: Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ nuk është alternativë për shqiptarët

Më: 30 mars 2023 Në ora: 09:17
Dashamir Shehi

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi është shprehur se koalicioni “Bashkë Fitojmë” nuk është alternativë për shqiptarët. I ftuar dje në nje emision televiziv dje, ai tha se  për këtë arsye zgjodhën që të futen në zgjedhje me një tjetër koalicion, ndërsa shtoi se në  disa zona kanë hyrë me lista të përbashkëta me kandidatët për këshilltarë bashkiakë dhe në disa zona me një listë të vetme.

Ai u ndal sërish  tek koalicioni i Berishës me Metën duke thënë se të dy nuk kanë reflektuar për gabimet e mëparshme.

“Ne e kemi zgjedhur vetë të mos jemi në koalicion. Politikisht e kemi koalicionin, në disa zona kemi hyrë me lista  të përbashkëta, ndërkohë në disa zona të tjera kemi hyrë me dy lista. Kemi vënë lista në të gjithë  territorin tonë listat tona. Jemi më shumë të fokusuar tek Tirana. Ky nuk është një bashkim real plus që kemi diferenca  të mëdha. Jo  diferenca ideologjike, por kemi diferenca për sa i përket mënyrës se si është administruar politika shqiptare  gjatë këtyre viteve”, deklaroi ai.

Më tej Shehi deklaroi se këtu ka 15 vjet që këtu nuk del më asnjë parti e re asnjë ide e re sepse ligji është bërë që të fitojnë vetëm dy parti. Ai theksoi se ka ardhur dita që gjithsecili prej  nesh të ketë idetë e veta.

“Nuk e di kush do të jetë e ardhmja e kësaj pune sepse nuk shikoj reflektim  për gabimet që janë bërë përpara. Ka 15 vjet që këtu nuk del më asnjë parti e re asnjë ide e re sepse ligji është bërë  që të fitojnë vetëm dy parti. Ka ardhur dita që gjithsecili prej  nesh të ketë idetë e veta, shqiptarët  të kenë mundësi  të bëjnë një përzgjedhje mes dy alternativave të ndryshme. Kemi bërë përpjekje që brenda opozitës  të mos ketë dy tre kandidatë sepse ja bëjmë gati  Edi Ramës”, nënvizoi Shehi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat