Nikolla takoi delegacionin e Komisionit për Legjislacion të Kuvendit të Kosovës

Shqipëria

Nikolla takoi delegacionin e Komisionit për Legjislacion të Kuvendit të Kosovës

Më: 30 mars 2023 Në ora: 11:18
Lindita Nikolla priti sot në takim delegacionin e Komisionit për Legjislacionin, Mandatet, Imunitetin dhe Rregulloren të Kuvendit të Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla priti sot në takim delegacionin e Komisionit për Legjislacionin, Mandatet, Imunitetin dhe Rregulloren të Kuvendit të Kosovës.

Ky delegacion ndodhet në Tiranë për të diskutuar me kolegët për hartimin e Kodit të Etikës, me mbështetjen teknike edhe të Institutit Kombëtar Demokrat të ShBA-së.

Nikolla, siç u bë e ditur në njoftim, përgëzoi kolegët kosovarë për bashkëpunimin intensiv me kolegët e Kuvendit të Shqipërisë dhe nënvizoi se Marrëveshja e Bashkëpunimit mes dy Kuvendeve po nxitë dhe intensifikon bashkëpunimin parlamentar dhe mes institucioneve, në shërbim të qytetarëve.

Ndërsa, deputetët e Kuvendit të Kosovës falënderuan kryeparlamentaren Nikolla për angazhimin institucional dhe personal në mbështetjen e bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës dhe vlerësuan bashkëpunimin shumë të frytshëm me kolegët e Kuvendit të Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat