Berisha: Duhet hetim parlamentar për McGonigal

Shqipëria

Berisha: Duhet hetim parlamentar për McGonigal

Më: 30 mars 2023 Në ora: 16:50
Sali Berisha

Sali Berisha i është rikthyer kërkesës për ngritjen e një Komisioni Hetimor për çështjen McGonigal pasi zhvillimet e procesit gjyqësor në SHBA për ish-drejtuesin e FBI mund të zbulojë të dhëna për prona që ai zotëron dhe në vendin tonë.

Sali Berisha: Është vendosur që gjykata të konfiskojë, të gjitha pasuritë e McGonigal. Është jetike, komisioni hetimor parlamentar për të zbuluar dhe gjetur të gjitha pasuritë e McGonigal në Shqipëri.”

Mohimin e realitetit të kriminalitetit në vend, Sali Berisha në Parlament e cilësoi si pjesë të strategjisë së qeverisë Rama për të shpopulluar Shqipërinë.

Sali Berisha: Në 4 ditë, 4 të vdekur, 4 të vrarë. Nën moton “Kokën njëri-tjetrit”, edhe këto janë kushte të kalkulueshme për largimin e shqiptarëve. Është krimministër nuk mund të quhet kryeministër.

Berisha kundërshton dhe raportin e Entit Rregullator të Ujit që sipas tij nuk pasqyron realitetin e rritjes së çmimit të ujit dhe mungesën e tij në shumë zona.

Sali Berisha: Ju rritët çmimin me pretekstin se duam të sigurojmë furnizim 24 orë.

Por pavarësisht se Berisha zgjodhi të iki, zv/Kryeministrja Balluku ju kundërpërgjigj këtyre akuzave.

Belinda Balluku: Nuk ka pasur rritje të çmimit të ujit, por padyshim ka pasur ulje të rëndësishme të humbjeve teknike të rrjetit.

Shumë deputetë të opozitës i kujtuar shumicës premtimin e pambajtur për të furnizuar 24 orë me ujë të gjitha bashkitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat