Paralajmërimi i ambasadës holandeze në Shqipëri: Veprime konkrete për lirinë e shtypit dhe luftën ndaj korrupsionit

Shqipëria

Paralajmërimi i ambasadës holandeze në Shqipëri: Veprime konkrete për lirinë e shtypit dhe luftën ndaj korrupsionit

Më: 30 mars 2023 Në ora: 17:37
Foto ilustrim

Ambasada e Holandës në Shqipëri deklaron se media në Shqipëri është nën kërcënime.

“Në momentet vendimtare ku media në #Shqipëri ka qenë nën kërcënime, është e rëndësishme të theksohet se ndërtimi i modeleve të financimit, standardeve të industrisë dhe politikave publike për të mbështetur qëndrueshmërinë e organeve mediatike është thelbësore”, shkruhet në mesazhin e shpërndarë në rrjetet sociale.

Sipas ambasadës, është nevoja të ndërmerren veprime konkrete në fushën e lirisë së shtypit dhe luftës ndaj korrupsionit. Liria e medias është demokraci, thekson në reagimin e saj ambasada.

“Holanda po bashkëorganizon samitin për demokracinë së bashku me SHBA-në.
Ky event synon të ndërmarrë veprime konkrete në fushën e lirisë së shtypit dhe luftës ndaj korrupsionit.

Në momente vendimtare ku media në Shqipëri ka qenë nën kërcënime, është e rëndësishme të theksohet se ndërtimi i modeleve të financimit, standardeve të industrisë dhe politikave publike për të mbështetur qëndrueshmërinë e organeve mediatike është thelbësore.🗞️ Liria e Medias = Demokraci”, shkruan ambasada holandeze.

Ambasada holandeze nuk është institucioni i parë perëndimor që flet për situatën e rëndë ku ndodhen mediat në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat