PS do bashkëpunojnë me grupin e Alibeajt për Ligjin e Dosjeve/ Berisha: Gjueti shtrigash

Shqipëria

PS do bashkëpunojnë me grupin e Alibeajt për Ligjin e Dosjeve/ Berisha: Gjueti shtrigash

Më: 31 mars 2023 Në ora: 14:15
Ish kryeministri Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha tha se bashkëpunimi i PS me grupin e Enkelejd Alibeajt për nismën e Ligjit të Dosjeve po bëhet për llogari të kryeministrit Edi Rama, ku e cilësoi si një “gjueti shtrigash”.

Berisha tha se për shkak të problemeve të vëllai i cili është dënuar në nja nga vendet e BE, Enkelejd Alibeaj po mbahet peng nga Edi Rama, ndaj dhe merr nisma ligjore me mazhorancën.

PS do bashkëpunojë për ligjin e dosjeve me grupin e Alibeajt, a keni ju një gjykim për këtë?

Sali Berisha: Balla ka një meritë në poshtërimin e Alibeajt sa i teket, pasi nëse njeriu pranon të poshtërohet dhe është deputet është problem i tij. Alibeaj nisi nismën ligjore për llogari të Ramës, dërgoi amendamentin për përjashtimin nga zgjedhjeve të ish bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit. Parlamentit iu shfaq si amendament Taulant Balla ai cili mishëron dhe atë të AliBashës, ai ishte aty e hëngri turpin me bukë. Si vegël e Ramës dhe Ballës dorëzoi një ligj të miratuar nga Balla, i jep autoritet Ramës që të vendosë se kush do hetohet e jo, është gjueti shtrigash. Ligji nuk ka synim tjetër veç se të shtumojë ligjin tonë, i cili ka praktikën kombëtare dhe nuk ka marrëveshje por qëndrim ligjor të drejtë.

Alibeaj ka fshehur vëllain e tij kriminel i cili është arrestuar për rrëmbim me armë në vendet e BE-së dhe sot nuk tregon se ku është. Ai ndan të fshehtat me Edi Ramën. Alibeaj mbahet peng sepse për këto rekorde kriminale ai nuk mund të ishte kurrë deputet, bashkëjetuesja e tij mund të mos zgjidhej kurrë në gjykatë. Ai ka fshehur akte të tmerrshme të vëllait të tij. Këto nuk janë shpikje, janë dokumente zyrtare që ekzistojnë në KQZ.  Kjo nuk është përçarje, është pengmarrje e disa eksponentëve. Unë nuk them se kjo nuk ndikon dhe nuk ka një kosto. Kur kryeministri arrin të marrë peng eksponentë të opozitës, ky është një akt shumë i rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat