Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm do bashkohen në një parti pas 14 majit

Shqipëria

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm do bashkohen në një parti pas 14 majit

Më: 31 mars 2023 Në ora: 19:15
Kreshnik Spahiu

Analisti Kreshnik Spahiu thotë se ish kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të bashkohen në një parti të vetme pas zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu u shpreh se Berisha, për shkak të moshës, mund të jetë edhe pak vite aktiv në politikë, ndaj duhet ky bashkim.

Sipas Spahiut, njeriu që po investohet për të qenë lideri i ardhshëm i këtij grupimi, është Ilir Meta.

“Berisha, duke pasur parasysh që është 80 vjeç dhe urojmë që të jetë 150 vjeç, por ora politike nuk është paralele me orën biologjike. Pra, mund të ketë edhe 5-6 vite aktive në politikë dhe për këtë arsye, kjo është faza e parë e shkrirjes së LSI me grupin e Berishës, përgatitjen e një partie të përbashkët.

A do ndodhë pas 2025 kur të humbasin, kjo duhet parë. Jam i sigurt, njeriu që po investohet për të qenë lideri i ardhshëm i këtij grupimi, është Ilir Meta. Pra, pak a shumë, një Lulzim Bashë i ri”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat