“Jam misionar në politikë”/ Bejko: Nuk i kam përlyer duart, Berisha na ndau në 400 copa

Shqipëria

“Jam misionar në politikë”/ Bejko: Nuk i kam përlyer duart, Berisha na ndau në 400 copa

Më: 31 mars 2023 Në ora: 22:30
Bejko

Kandidati për Bashkinë e Tiranës Roland Bejko ka akuzuar ish kryeministrin Sali Berisha si përgjegjësin kryesor për përçarjen e demokratëve.

Në një intervistë për emisionin Spotlight me Alban Dudushin në Vizion Plus, Bejko tha se ai është nga klasa e politikanëve që nuk kanë përfiatuar asnjë gjë në kurriz të shqiptarëve, teksa thotë se ai është misionar në skenën politike.

Kur je në politikë je një misionar. Rruga ime në politikë e tillë ka qenë. U krijua PD me një vokacion perëndimor. Kaluan 32 vite dhe jemi në të njëjtën linjë. Funksionon si demokracia e fjalës, por mediat janë të kontrolluara. Sot kemi atë elitë politike që na la Ramiz Alia. Kjo kohë e gjatë na ka krijuar një elitë politike, ose oligarki politike e oligarki ekonomike. Shqipëria thjesht është pronë në duart e tyre.

Unë i përkas pjesës së politikanëve që nuk i kam përlyer duart me gjëra të pista. Nuk kam qenë përfitues. PD është në momentin e ekzistencës së saj, jemi të ndarë se na ndau Sali Berisha, jemi bërë në 400 copa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat