‘Gjallëron’ gjelbërimi në Tiranë, sekuestrohet ‘dengu’ me 42 kg heroinë në Tiranë, e pëson keq organizatori

Shqipëria

‘Gjallëron’ gjelbërimi në Tiranë, sekuestrohet ‘dengu’ me 42 kg heroinë në Tiranë, e pëson keq organizatori

Më: 1 prill 2023 Në ora: 11:18
Vihet në pranga drejtuesi i automjetit që transportone heroninën.

Në prangat e kryeqytetit ka rënë organizatori i grupit, shtetasi A.P., banues në Krujë, të cilit në flagrancë i janë gjetur rreth 42 kilogram heroinë në automjet.

Si dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij R. G.

Njoftimi i policise:

Finalizohet me sukses megaoperacioni policor i koduar “Fusha e kuqe”, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

Operacioni bazuar në inteligjencën informative  për goditen e veprimtarisë kriminale në fushën e drogave të forta.

Vihet në pranga drejtuesi i automjetit që transportone heroninën.

Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative se një sasi e madhe lënde narkotike heroinë po  transportohej me një automjet tip “Benz”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fusha e kuqe”.

Si rezultat i këtij megaoperacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi A. P., 31 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.

Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi R. G., banues në Sukth.

Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, kanë lokalizuar automjetin e dyshuar dhe janë vënë në ndjekje të tij, pasi kanë vijuar ndjekjen, në afërsi të rrethrrotullimit të aeroportit, kanë bërë ndalimin e automjetit të dyshuar.

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz”, u gjet në bagazh një kuti me 62 pako brenda së cilave kishte 41 kg e 700 gram lëndë të dyshuar narkotike heroinë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe 1 mjet prerës.

Nga specialistët për hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat