Ja pse duhet mbështetur fuqishëm demokrati Roland Bejko

Shqipëria

Ja pse duhet mbështetur fuqishëm demokrati Roland Bejko

Nga: Skënder Kapiti Më: 1 prill 2023 Në ora: 12:55
Roland Bejko

Sot energjitë dhe potencialet kryesore të Partisë Demokratike duhet të përqëndrohen te mbështetja për Roland Bejkon per fitoren e Bashkisë së  Tiranës, sepse në Tiranë fillon ndryshimi që pritet për forcimin dhe ardhjen ne pushtet te PD-së, kjo për fatin shumë të mirë sepse PD diti dhe vleresoi si duhet personalitetin dhe meritën , ndershmërinë, profesionalizmin dhe guximin intelektual të mishëruar te z. BEJKO.

Të gjithë ata demokratë   nga Shqipëria, Kosova e diaspora  që kanë të afërm,miq e shokë në Tiranë duhet t’u thonë atyre  që të shkojnë në votime dhe ta votojnë ROLAND BEJKON, PËRFAQËSUESIN DINJITOZ TË PD, i cili ka edhe mbeshtetjen e elitës qytetare .  

Bejko sot ka marrë flamurin për ndëshkimin e  korrupsionit të ortakut të Edi Ramës , Erion Velia ”. Do kishte qenë mirë që Partia Demokratike të kishte gjetur kandidatë për kryebashkiak dhe për antarë këshillash bashkiake edhe   në bashkitë e tjera të vëndit si modeli Bejko, apo të përafërt me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat