Pse e vrau Enver Hoxha Zai Fundon?

Shqipëria

Pse e vrau Enver Hoxha Zai Fundon?

Më: 4 prill 2023 Në ora: 00:30
Elvi Fundo

Më 21 Shtator 1944, Enver Hoxha ka kërkuar vrasjen e Zai Fundos përmes një shkrese që është bërë publike.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka qenë nipi i tij, gazetari Elvi Fundo i cili ka treguar më shumë rreth jetës së Zai Fundos, si dhe pse u kërkua pushkatimi ndaj tij.

Elvi FundoZai Fundo ka lindur në Korçë në një familje tregtare. Familja ka qenë në gjendje shumë të mirë ekonomike. Rreth moshës 20-vjeçare, ai shkon për të studiuar në Francë për jurisprudencë. Ishte njohës i mirë i 4-5 gjuhëve të huaja. Nga faktet që po dalin, shumë personalitete ishin të ndarë në të djathtë dhe të majtë. Të rinjtë e quanin të majtën edhe modernizëm.

Ai nuk ka pasur kontradikta me familjen sepse kur është kthyer në Korçë, ai ka qëndruar në shtëpinë e tij. Fan Noli ishte mik me Zai Fundon. Ai kthehet rreth vitit ‘23, bashkohet me Fan Nolin, pasi kishte studiuar dhe ishte bërë një i majtë komunist. Është një nga filozofët e së majtës. Zai Fundo pas vrasjes së Avni Rrustemit, përflitet se sipas dokumentave, ka pasur një rol dytësor ose tretësor në qeverinë e Fan Nolit, tip sekretari rinie në qeverinë e tij. Ishte 25 vjeç. Pas vrasjes së Avni Rrustemit, ai merr drejtimin e gazetës “Bashkimi” dhe largohet nga Shqipëria me ardhjen e Zogut dhe shkon në Bashkimin Sovjetik dhe studion për filozofi.

Zai është akuzuar se ka qenë trockist dhe nga Bashkimi Sovjetik është larguar më pas dhe ka shkuar në Gjermani. Ka pasur lidhje me një vajzë që quhej Margot. Në vitin 1933, është larguar dhe ka ikur në Francë. Në ato momente thuhet se është bërë një hetim dhe ka mundur t’i shpëtojnë ndjekjes. Më vonë ka shkuar në Moskë dhe pas shpalljes së mbështetësve të tij tockist, ka ikur drejt Mongolisë. Më pas është rikthyer në Shqipëri përfundimisht diku tek vit 37’. Në vitin 39’ pas ardhjes së Italisë fashiste, kemi dokumentin e Enver Hoxhës. Ai para Bashkisë së Korçës, sipas Enver Hoxhës, fliste, bërtiste me gjeste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat