Xhaçka e uron Finlandën: Nga anëtarësimi në NATO përfitojmë të gjithë ne

Shqipëria

Xhaçka e uron Finlandën: Nga anëtarësimi në NATO përfitojmë të gjithë ne

Më: 4 prill 2023 Në ora: 22:57
Olta Xhaçka

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Olta Xhaçka, e ka uruar Finlandën për anëtarësim në NATO.

Ajo, me anë të një cicërime në Twitter, ka theksuar se edhe Suedia mund të llogarisë në Shqipërinë dhe mbështetjen e saj drejtë rrugës në NATO.

“Një 74-vjetor historik për aleancën tonë:

Nga anëtarësimi përfitojmë të gjithë ne, duke e bërë Finlandën më të sigurt dhe NATO-n më të fortë”, ka shkruar Xhaçka në urimin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat