“Shteti mendon se është pronar”, Mediu: Rama përpiqet të shkatërroje mediat me vendime arbitrare!

Shqipëria

“Shteti mendon se është pronar”, Mediu: Rama përpiqet të shkatërroje mediat me vendime arbitrare!

Më: 5 prill 2023 Në ora: 15:49
Fatmir Mediu

Agon Channell fitoi përballjen me qeverinë shqiptare, pasi Arbitrazhi i Bankës Botërore rrëzoi rekursin e qeverisë Rama, duke i kërkuar kësaj të fundit që të paguajë 108 milionë euro.

Në një rubrikën “Opinion” në “News24”, kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, u shpreh se është arritur në një pikë ku shteti mendon se është pronar, ndërsa theksoi se taksat e qytetarëve shqiptarë janë shpërdoruar nga qeveria Rama.

Ndërsa kujtoi edhe sulmet ndaj mediave, Mediu tha se kryeministri Edi Rama nëse nuk e pëlqen një media, përpiqet që ta shkatërrojë atë me vendime arbitrare.

“Shpërdorimi i taksave dhe moskuptimi i drejtë nga ana jonë është bërë një fenomen. Duhet të kuptojmë që shteti nuk ka para merr para nga taksa e qytetarëve dhe i kthen ato në efekte të rëndësishme sociale. Por kemi arritur në një pikë ku shteti mendon se është pronar dhe kërkon të vendos edhe një kontroll të qartë mediatik. Edhe ideja e podcast-eve është për të lënë gazetarët pa punë, që të kthehet vëmendja drejt tyre. Por për shkak të këtyre politikave, kemi pakënaqësi të qytetarëve. Dhe pushteti nëse një media nuk e pëlqen përpiqet të bëjë veprime që t’i shkatërrojë, me vendime arbitrare. Rama doli në zgjedhje dhe duket sikur po i jep para shqiptarëve, por janë paratë e shqiptarëve. Po përse Rama po e bënë këtë pikërisht përpara zgjedhjeve? Pra për të gjitha gjobat nuk paguan qeveria, por qytetarët shqiptarë. Ne duhet të kuptojmë se çfarë japim dhe çfarë marrim nga politika dhe kush është vendi ynë si shoqëri. Por për fat të keq është arritur në përfundimin se qeveria është Zot, por qeveria vjen pas njerëzve”, u shpreh Mediu.

Gjithashtu gjatë bisedës në studio u ndal edhe tek zgjedhjet lokale të 14 majit.

Mediu tha se kandidatët e primareve janë favoritë dhe se mbështeten nga e gjithë opozita.

“Edi Rama në mënyrë të qëllimshme ndryshoi Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor. Ne prej kohësh kemi thënë që jemi për një kandidat të përbashkët dhe kemi kërkuar një PD të vetme. Mendoj që herët apo vonë PD do të jetë e bashkuar. Por tani është gjë e mirë që në shumë zona nuk kemi dy kandidatë. Të gjithë kandidatët për kryetar bashkie duhet të fokusojnë koalicionin e madh. Ne kemi një kundërshtar përballë që PS, pra duhet të jemi bashkë në këtë situatë”, tha më tej Mediu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat