Kërkoi ryshfet për t’i lehtësuar akuzat të arrestuarit për drogë, GJKKO cakton ‘arrest me burg’ për ish-oficerin e Antidrogës

Shqipëria

Kërkoi ryshfet për t’i lehtësuar akuzat të arrestuarit për drogë, GJKKO cakton ‘arrest me burg’ për ish-oficerin e Antidrogës

Më: 12 prill 2023 Në ora: 10:39
Gjykata e Posaçme, GJKKO

Gjykata e Posaçme, GJKKO i ka caktuar masën arrest me burg ish-oficerit të Antidrogës Sokol Canameti.

Mësohet se masa i është komunikuar në ambientet e spitalit.

Kjo pasi ish-oficeri i policisë ka shfaqur probleme shëndetësore.

Ai akuzohet nga SPAK se ka kërkuar ryshfet 2000 euro, në këmbim të lehtësimit të pozitave ligjore të një të arrestuari për prodhim dhe shitje narkotikësh në tetor të 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat