Si ndikoi rritja e pagave në buxhetin e shtetit? TAP “dhuron” 33.7 milionë euro, kapërcimin më të lartë për shkurtin

Shqipëria

Si ndikoi rritja e pagave në buxhetin e shtetit? TAP “dhuron” 33.7 milionë euro, kapërcimin më të lartë për shkurtin

Më: 15 prill 2023 Në ora: 09:36
Foto ilustrim

Buxheti i shtetit ka arkëtuar afro 46.8 miliardë lekë gjatë muajit Shkurt, duke tejkaluar pritshmëritë dhe me një rritje prej 11.5 për qind krahasimisht me një vit më parë. Zëri që ka pasur performancën më pozitive në të ardhurat buxhetore ka qenë Tatimi mbi të Ardhurat personale.

Nga ky zë në muajin Shkurt janë arkëtuar 3.8 miliardë lekë apo 33.7 milionë euro, me një rrite prej 23.9 për qind krahasuar me një vit më parë dhe 13.5 për qind në tejkalim të planit. Ashtu sikurse pritej, rritja me dy herë e pagës minimale përgjatë vitit që kaloi si dhe rritja e pagave në sektorin publik, por edhe në atë privat për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, ka “fryrë” buxhetin, duke kompensuar edhe zëra të tjerë që kanë rezultuar me rënies siç është rasti i taksave nacionale apo Tatimit Mbi vlerën e Shtuar, zë që për herë të parë pas kaq shumë kohësh, ka rezultuar me rënie në -6.7 për qind krahasuar me një vit më parë, çka tregon një frenim të kërkesës konsumatore. Nga ana tjetër, rritja e pagave ka sjellë kontribut pozitiv edhe ne skemën e sigurimeve shoqërore. 

Vetëm në muajin shkurt nga kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore janë mbledhur rreth 10.4 miliardë lekë, duke regjistruar rritje prej 16.3 për qind krahasuar me Shkurt 2022 dhe 10.7 për qind në raport me planin.

Në tërësi, në muajin Shkurt është shënuar një devijim nga performanca përgjatë gjithë vitit të kaluar, pasi të ardhurat tatimore dhe doganore kanë rënë me 0.9 për qind që gjë lidhet me mirëadministrimit, por dhe qarkullimin e mallrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat